E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numri dy i Pentagonit, vizitë zyrtare në Shqipëri

Zv/sekretari amerikan i Mbrojtjes, Gordon England, mbërriti per një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri.

Dje në mbrëmje England, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Xhon Uidhers, vizitoi qytetin e Durrësit.

Gjatë ditës së sotme, zv.sekretari England do të pritet në një takim të veçantë nga ministri i Mbrojtjes, Oketa dhe, pas këtij takimi, dy personalitetet do të japin nga një deklaratë për shtyp.

Më pas do të organizohet ceremonia e dekorimit nga ministri ynë i Mbrojtjes i z. Hesham H. Islam, asistenti special i zv.sekretarit amerikan të Mbrojtjes për çështjet ndërkombëtare, i cili ndodhet në përbërje të delegacionit të lartë amerikan.  

Pas takimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, zv.sekretari i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, Gordon England, do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

BE-NATO

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian vendosi dhënien e një shumë prej 4.5 miliardë euro për vendet e Ballkanit që synojnë të anëtarësohen në bllok në NATO.

Këto fonde do t’i shpërndahen Shqipërisë, Kroacisë, Turqisë, Maqedonisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë në harkun kohor 2008-2010.

Përmirësimi i qeverisjes dhe forcimi i shtetit ligjor do jenë fushat kryesore ku do të përdoren këto fonde. Gjithashtu u ra dakord edhe për mënyrën se si do të shpenzohet kjo shumë.

Komisioni Evropian këto fonde do t'ia shpërndajë Shqipërisë, Kroacisë, Turqisë, Maqedonisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë në harkun kohor 2008-2010.

Përmirësimi i qeverisjes dhe forcimi i shtetit ligjor do jenë fushat kryesore ku do të përdoren këto fonde. “Rruga drejt BE-së është e shoqëruar me reforma që synojnë përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe respektimin e kritereve strikte për anëtarësim”, tha eurokomisioneri për zgjerimin Oli Rehn pas vendimit të djeshëm.

Komisioni bëri të ditur se 1.8 miliardë euro për Turqinë do të përqendrohen në stabilizimin e institucioneve dhe garantimin e të drejtave themelore, forcimin e shtetit ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e minoriteteve.

Nga kjo shumë, Kroacia do të përfitojë një shumë prej 451 milionë eurosh, ndërsa Serbia 584 milionë eurosh brenda periudhës 2008-2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›