Interi, dy shpulla “Zonjës së vjetër”
Interi triumfoi 2-0 ndaj Juventusit në ndeshjen hapëse të javës së 34-t të Serisë A, duke marrë tri pikë të arta, kaluar Romën në renditje dhe rikthyer moralin përpara ndeshjes së rëndësishme në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës. Përveç dy golave dhe dy shtylla nga Baloteli dhe Shnajder. Pas një pjese të parë, ku Interi kontrolloi lojën, por pa mundur të shënojë edhe pse rastet për Samuel Eto’o dhe Diego Militon nuk munguan,. Kartoni i kuq i marrë nga Sisoko në minutën e 37-të ia lehtësoi punën kampionëve të Italisë. Gjithsesi, goli do të vinte pas vetëm 75 minutash dominimi të Interit në “San Siro”. Ishte Maikon, ai që më një supergol në minutës së 75-të mposhti Xhanluixhi Bufonin. Në minutën e dytë shtesë, pas një kombinimi spektakolar triangolar Milito-Muntari- Eto'o, sulmuesi kamerunas nuk gaboi duke i dhënë “shpullën” e dytë “Zonjës së vjetër” e
duke i dhuruar tri pikë të arta zikaltërve duke u dhënë atyre kryesimin e përkohshëm, me 2 pikë më shumë se Roma, por në pritje të përfundimi të derbit kryeqytetas Lacio-Roma, takim i programuar për ditën e diel në orën 18:30.
Trajneri i Sampdoria, Gigi Del Neri, pohoi se Milani është kundërshtari i duhur për tu përballur në këtë moment. “Ka shumë entuziazëm pas fitores në derbi (kundër Genoa) dhe është mirë të përballesh me një skuadër si Milan. Në këtë mënyrë, – shpjegon trajneri, - gjendja emotive nuk mbaron dhe është motivacioni i duhur për të konsideruar vlerat e kundërshtarit”. Në fakt, në raport me ndeshjen e fazës së parë kanë ndryshuar shumë gjëra. “Atëherë, - kujton Del Neri, - nuk ishin Palombo, Semioli, Zauri, Lukhini. Kjo e sotmja është një Sampdoria e modifikuar në nivelin mendor dhe struktural”. Sampdoria është e qetë. “Jemi të qetë, e dimë se do të bëjmë maksimumin dhe kemi qetësinë se do të kemi dhënë gjithçka edhe në rastin se ndeshja nuk do të shkojë mirë. E pastaj, kemi dëshmuar nerva të salduar për të shpenzuar e arritur në këtë pozicion. Tani udhëtohet edhe me zemër, jo vetëm më taktikë”. Sampdoria ndodhet në vendin e pestë me 54 pikë, ndërsa Milan në vendin e tretë me 64 pikë.
17 Prill 2010