E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: “Derbi më i bukur i dy Mançestërve”



Alex Ferguson e përshkroi derbin në Mançester si më sinjifikativin prej një kohe të gjatë, pasi City është në luftë për të siguruar një vend për në Champions League, kurse United për të qëndruar akoma në garën për titullin e Premier League.
Trajneri i Mançester Junaitid konfirmoi se Uejni Runi mund të rikthehet në ndeshjen kundër City në “Manchester Stadium”, teksa theksoi se ai nuk është pishman që vendosi të largojë Carlos Tevez të rivalët e përjetshëm. Sulmuesi argjentinas është shndërruar në një figurë kyçe te City, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës së udhëhequr nga Roberto Mancini, duke shënuar 28 gola këtë sezon. “Nuk ndjej asnjë keqardhje rreth kësaj”, - tha Ferguson. “Nuk ka asnjë hidhërim te mua. Lojtarët largohen prej këtej kohë pas kohe. Disa arrijnë të bëjnë mirë, disa jo. Ne ecim përpara. Carlos pati një sezon të parë të mire me ne, më duhet ta pranoj. Në të dytin ai nuk ia doli në disa ndeshje. Nuk mund ta hedh poshtë faktin se ai ka pasur një sezon të madh në shënimin e golave”. Ferguson tha se ai nuk ka asnjë dyshim se City do të shpenzojë shuma të mëdha sërish në merkaton e verës nëse ata do të marrin pjesë në Champions League. “Është derbi më sinjifikativ prej shumë kohësh”, - tha ai. “City dhe (Totenham) Spurs po përpiqen të marrin pjesë për herë të parë në Champions League. Është hera e parë qysh kur unë jam trajner që ne përballemi kundër City kur ata kanë një shans të vërtetë për të arritur diçka”. Në lidhje me një ofertë të mundshme të Real Madrid për Ëayne Roonye, Ferguson tha: “Kjo ndodh gjithmonë në fund të çdo sezoni, por Ëayne Rooney do të qëndrojë këtu”.

Uejni Runi te Reali i Madridit?

Gjiganti spanjoll, Real Madrid, është gati të bëjë çmenduri, duke u përpjekur të sjellë në “Bernabeu”, yllin anglez Uejni Runi the trajnerin italian të “tre luanëve”, Fabio Kapelo. Sipas tabloidit britanik, “The Sun”, - gazeta e dytë më e shitur në Europë, - presidenti Florentino Perez do të bëjë një ofertë prej 150 milionë sterlina për sulmuesin anglez, çka përkthehet në 250 mijë sterlina në javë. Rekordmenët spanjollë, të cilët janë eliminuar nga Champions League dhe rrezikojnë të mbesin pa asnjë trofe këtë sezon, janë të përqendruar të rikthejnë për herë të tretë në Madrid teknikun Fabio Kapelo. Trajneri i Anglisë në dy sezonet e tij të mëparshme u ka dhënë dy tituj kampionë Real Madrid.

F1, sezoni i ardhshëm me 20 Çmime të Mëdha

Formula 1 mund të zgjerohet në 20 gara në Kampionatin Botëror të vitit 2011. Bosi i F1, Bernie Eklestone, zbuloi se ai nuk ka ndërmend të heqë asnjë garë nga kalendari aktual, ndërkohë që do të shtohet “Indian Grand Prix”. Punët për ndërtimin e cirkuitit indian janë në kryerje e sipër. Pista 4.9 km e gjatë ndodhet 50 kilometra larg Dehlit. “Do të jenë 20 gara”, - tha Eklestone për gazetarët në Kinë. “Nuk do të heqim asnjë garë nga kalendari”. Kur Indian Grand Prix do të shtohet, atëherë do të jetë kalendari më i gjatë në historinë e Formula. Bernie Eklestone po bën përpjekje të zhvillojë edhe një Grand Prix në Rusi. Padroni i F1 foli edhe për Korean Grand Prix, të planifikuar për muajin tetor të këtij viti, ku u hodhën disa dyshime për vonesën e ndërtimit të pistës. Eklestone tha se “Korean International Circuit” do të jetë gati.

17 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›