E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojëra të ndaluara tek Marubi

Akademia e Filmit dhe e Multimedias "Marubi" shfaq sot në orën 19:00 filmin "Lojëra të ndaluara", (Jeux interdit) të regjisorit francez René Clément. Ngjarjet janë vendosur në vitet e Luftës së Dytë Botërore.


"Lojëra të ndaluara" është një histori e thjeshtë që tregon humbjen dhe pasojat e luftës. Duke filmuar në perspektivën e fëmijëve René Clément ballafaqon pafajësinë e tyre me mprehtësinë e të rriturve. Rezultati është një film i shkëlqyer dhe i pamëshirshëm që depërton thellë.

Paulette (Brigitte Fossey), një pesëvjeçare pariziene jetime gjatë një sulmi me raketa rigjen qenin e saj te vdekur në lumë. Djaloshi 11-vjeçar Michel (Georges Poujouly) e gjen vajzën ndërkohë që kërkon një këlysh të çoroditur dhe e çon në shtëpinë e tij. Filmi rrëfen përpjekjet e tyre për të kuptuar vdekjen dhe ritualet fetare që e rrethojnë.


Mënyra e tyre për t'ia arritur këtij qëllimi është krijimi i një varreze për të gjitha llojet e kafshëve.



Clément e realizon filmin në vitin 1952 dhe po në atë vit vlerësohet me çmimin Oskar për Filmin më të Mirë të Huaj dhe merr Luanin e Artë, në festivalin e Venecias. Një vit më vonë në Britani merr çmimin BAFTA si filmi më i mirë.
Zgjat 86 minuta është në formatin bardhë e zi.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›