Aktori i Batman keqtrajtohet nga policët kinezë
KINE – Lajmi bën xhiron e botës, aktori i Batmand, Christian Bale është keqtrajtuar nga disa policë kinezë. Faji i tij? Tentoi të takonte disidentin Chen Guangcheng, që ndodhet në arrest shtëpie.
Episodi ndodhi në hyrje të një fshati në distriktin e Shandong, në lindje të vendit ku aktivisti për të drejtat e njeriut ndodhet në arrest shtëpisë pasi kreu 4 vite burg.
Aktori 37 vjec ndodhej në Kinë për të promovuar filmin e tij 'Lulet e Luftës', “The Flowers of war”, me regji të Zhang Yimou. Por, gjatë tentativës për të takuar disidentin ai nuk ishte vetëm, së bashku me të ishte dhe trupa e xhirimit të CNN që mundësoi dhe pamjet filmike.
Por, nuk ishte e lehtë, aktori që na le pa mendje në skenat e filmit Batman, këtu vjen i pafuqishëm para policëve kinezë. Sekuenca filmike tregon sesi aktori nga njëra anë dhe rojet nga ana tjetër e shtynin Christian drejt rrethit të tyre duke mos i lejuar rrugë kalimi tjetër vec drejtimin që donte policia.
"Përse nuk mund ta takoj këtë njeri të lirë” bërtiti në ato momente Bale, ndërkohë që agjentët e policisë po merreshin me kameramanin që po merrte filmimet.
Ky nuk është rasti i parë që ndodh kështu. Policia ka ndjekur të njëjtën procedurë dhe për gazetarët dhe të tjerë persona të interesuar që kanë tentuar të flasin me desidentin.
Bale është një aktor shumë i talentuar i Hollivud, njihet për rolet tek filmat shume te vleresuar, American Psycho, Batman, apo dhe tek Terminator, episodi më i fundit.
Por, njihet dhe për karakterin e tij rebel. Në vitin 2008 ai u denoncua se ka keqtrajtuar nënë dhe motrën e tij, dhe në këtë rast dhe u ndalua nga policia dhe madje pati dhe një proces gjyqësor.
Tani tentativa për të takuar desidentin e të drejtave të njeriut dhe kundërshtia e qytetit Tienanmen, pritet të provokojë situata të sikletshme tashmë mes Hollivud dhe Pekinit.
(pershtati danielad bonollari/BalkanWeb)