Kapen në Bari 760 kg hashash, vinte nga Shqipëria
Një sasi e madhe lënde narkotike e cila vinte nga Shqipëria, u zbulua në portin e Barit në Itali. Guardia di Finanza konfirmoi lajmin dhe tha se janë sekuestruar 760 kilogramë drogë e llojit marijuanë, e cila kishte ardhur me një kamion të imbarkuar në një anije të vogël të llojit “Samsun”, e mbërritur nga ujërat detare shqiptare. Komanda e Ushtrisë së Komandës rajonale të Guardia di Finanza në Bari tha se droga u zbulua rastësisht nga dyshimi që u lindi doganierëve për mjetin që kishte ardhur me anijen e vogël. “Droga ishte e paketuar në 685 pako të presuara dhe kap vlerën e 8 milionë eurove”, tha Guardia di Finanza. Ajo konfirmoi arrestimin e një 39- vjeçari shqiptar, rezident prej vitesh në Itali. I prangosuri përballet me akuzën e “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.