E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, qeveria fiton votëbesimin për masat ekonomike

ROME - Dhoma e Ulët e Parlamentit Italian votëbesoi me 495 vota pro dhe 88 kundër qeverinë e kryeministrit Mario Monti, për manovrën ekonomike.

“Pa këtë manovër do të ishte e nevojshme të bënin sakrifica edhe më të mëdha”- deklaroi kryeministri Monti para votëbesimit.
Ndërsa ministri i zhvillimit Corrado Passera deklaroi se “situata është edhe më keq nga ç’prisnim. Jemi ne recesion nëse ndokush kishte dyshime”.

Ndërkohë, autobusët, trenat dhe metrotë kanë ndaluar sot në shumë qytete italiane, si pjesë e grevës së punonjësve të transportit publik, kundër shkurtimeve të qeverisë në këtë sektor.

Sindikatat italiane, që kundërshtojnë fort uljen e pensioneve, kanë planifikuar një sërë grevash që do të vazhdojnë javën e ardhshme.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›