E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Timeline”, shërbimi i ri i Facebook

SHBA - Rrjeti më i përdorur social në internet, Facebook prezantoi shërbimin më të ri “Timeline”. Për herë të parë shërbimi u ofrua në Zelandën e Re, ndërsa tashmë ai do të jetë i vlefshëm për të gjithë përdoruesit e rrjetit social, pavarësisht vendndodhjes.

“Timeline” shërben për organizimin e profilit tuaj në mënyrë kronologjike. Kjo do t’ju ndihmojë për të rigjetur gjërat që keni bërë 'share' si edhe të mblidhni momentet e bukura.

Facebook u lejon përdoruesve 7 ditë për ta parë këtë opsion dhe më pas të vendosin nëse Timeline i tyre duhet të bëhet publik apo jo.

“Është zemra e eksperiencës së Facebook-ut”, -tha themeluesi Zuckerberg në konferencën për shtyp, ku prezantoi shërbim e ri.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›