Aktori i mirënjohur Belushi, pritet nga Berisha e Rama
Aktori i mirënjohur Hollivudian Xhim Belushi me origjinë shqiptare ka kryer takime edhe kryeministrin Berisha dhe kreun e Bashkisë Edi Rama. Në takime me ta Belushi ka vlerësuar ndryshimet që ka pësuar Shqipëria dhe Tirana.
TIRANE- Kryeministri Berisha priti aktorin e mirënjohur të Hollivudit me origjinë shqiptare Xhim Belushin, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri. Z. Belushi e vlerësoi si kënaqësi të veçantë dhe emocion të madh këtë vizitë të dytë të tij pas 13 vitesh në vendin e origjinës, vendin që i ka dhënë identitetin. Z. Belushi tha se “Shqipëria po ecën në rrugën e drejtë dhe po zhvillohet me shpejtësi”. Ai theksoi se jehona që kishte ndjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e vrullshëm të vendit tonë, pati rastin ta shohë dhe ta prekë në realitet.
Ndërkohë një ditë më parë aktori i njohur u prit dhe nga kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Belushi vlerësoi lart figurën e Ramës si politikan dhe bashkiak. Belushi vlerësoi gjithashtu edhe ndryshimet e mëdha transformuese që ka bërë Tirana dhe përpjekjet e kryebashkiakut në këtë ndryshim. (a.r/news24/balkanweb)