Rama inauguron shkollën 9 vjeçare “Pal Ëngjëlli”
Në kuadër të javës përkujtimore në nder të “100-vjetorit të Kongresit të Manastirit”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, inaguroi sot shkollën 9-vjeçare më të re në periferinë e kryeqytetit, “Pal Engjelli“.
TIRANE- Fëmijëve të periferisë së kryeqytetit, i vihet në dispozicion një shkollë tërësisht e re. Në kuadër të javës përkujtimore të “100 vjetorit të Kongresit të Manastirit”, kryetari i Bashkisë Edi Rama, inauguroi shkollen 9 vjeçare më të re në kryeqytet “Pal Ëngjëlli”, ndërtimi i së cilës u bë i mundur falë kredisë prej rreth 960 mijë euro nga Banka e Këshillit të Europës. Kryebashkiaku Rama vizitojë ambintet mesimore dhe sportive te shkollës, ndërsa ju shpërndau nxënësve paketa didaktike ndihmëse për programin mësimor edukativ.
Shkolla “Pal Ëngjëlli” e ndërtuar në tre kate, ka një sipërfaqe prej 4800 metër katrorë dhe një kapacitet prej 800 nxënësish. Shkolla e re është e ndërtuar me standardet evropiane që Bashkia e Tiranës vazhdon të ofrojë për sistemin parauniversitar në kryeqytet. Në territorin e shkollës përfshihen mjedise sportive, laborator, kabinete, salla polifunksionale dhe asistencë mjekësore. (a.r/news24/balkanweb)