E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktorja pa dhëmb në Twitter



Demi Mur dhe bashkëshorti Ashton Kutçer pëlqejnë të ndajnë momentet e tyre me pikante me njerëzit e tjerë. Kështu ata kanë vendosur në profilin e Tëitter-it, detaje nga historia e tyre dhe fotografi të çuditshme. Demi u shqetësua kur Ashton bëri publike pa e vënë në dijeni, të pasmet e saj me të brendshme dhe tashmë ka vendosur ta ironizojë këtë ndodhi. Aktorja bën publike një fotografi ku pozon pa dhëmb gjatë një vizite te dentisti. Ku përfundoi diva që magjepsi pubikun e gjerë? Në këtë mënyrë diva humb magjepsjen dhe shfaqet në varjantin “gjyshe”. E ç’rëndësi ka? Demi nuk shqetësohet se mund të trembë fansat, madje në këto fotografi shohim një buzëqeshje ironike tepër të çuditshme. Pasi e kemi parë seksi dhe provokante, të veshur e të zhveshur, na duket paksa e tepruar ta shohim pa një dhëmb. Sigurisht Demi përpiqet të bëjë gjithçka për të rënë në sy dhe për të hapur debate nga më të ndryshmet.

Mel Gibson
Konfirmon lajmin se e dashura është shtatzënë

Mel Gibson konfirmon lajmin: e dashura Oksana Grigorieva është shtatzënë. Aktori e ka pohuar këtë fakt gjatë një shfaqjeje të Xhei Leno, ku ka folur edhe për fundin e martesës me bashkëshorten Robin, pas 28 vjetësh. “Unë dhe bashkëshortja ime nuk jemi më bashkë prej tri vjetësh. Është e pakëndshme dhe e trishtë, por ajo e di sa e vlerësoj, sepse kemi fëmijët që na mbajnë të bashkuar. Kemi mbetur miq”,- shpjegon Gibson. Pyetjes nëse Oksana është vërtet shtatzënë Gibson iu përgjigj: “Është e vërtetë. Do të kemi një fëmijë bashkë”. Kjo ka mjaftuar që Leno të ironizonte në lidhje me numrin e trashëgimtarëve, duke thënë se numri do të shkonte në shtatë dhe aktori përgjigjet: “Eh, në fakt fëmija me Oksanën do të jetë i teti”. Përsa i përket gjinisë së fëmijës, ylli i kinemasë përgjigjet: “me siguri do të jetë një qenie njerëzore”.

27 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›