E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfilate mode për fëmijët në prag të 1 Qershorit



Qëndra kulturore e modës "Moda në fokus" zhvilloi Javën e
modës për fëmijë (tre ditë në QTU me pjesëmarrjen e firmave më prestigjoze për fëmijë Okaidi, othercare, Idexe(qëndra Casa Italia), Terranova Kid's,Tradita popullore Edlira (Qtu)American style Kids (qendra Kristal), Oseku group, Prenatal, kenvelo kids dhe bikini kids (QTU). Ideja dhe realizimi I këtij aktiviteti ishte i Mimi Memiaj, presidente e kësaj Qendre. Një një pronocim për mediat Memiaj shprehet se “Jam shumë e lumtur që realizova një jave mode të mirefilltë për fëmijë që në fakt nuk kishte asnjë ndryshim nga sfilata e të rriturve. Impenjimi dhe
organizimi ka qënë në maksimum.Eshtë një javë mode Pranverë-Verë 2009 që u realizua me rastin e 20 Majit ditës se jetimeve dhe në prag të festës së 1 Qershorit.” Kanë sfiluar me kostume poullore fëmijet e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallullit” dhe fëmijët e shkollave të tiranës publike dhe jopublike duke dhënë një mesazh “Jemi të gjithë ne fëmijët tuaj këtu në këtë pasarelë për një jetë më të bukur dhe të kulturuar me ngjyrat tona duam t’ju përcjellim prindërve tanë dëshirën për një të ardhme të kulturuar dhe largpamese.” Memiaj shprehet se “në dimër do të ketë një tjetër javë mode vjeshtë-dimër 2010, e sipas saj kjo është një mundësi e bukur për fëmiët tanë, të cilët kanë qenë të mrekullueshëm. Ndërkohë që lirshëmria e fëmijëve në skenë, ka ardhur dhe falë punës të bërë me ta, nga pedagogia dhe koreografia e njohur Roberta Mone, e cila ka bërë që fëmijët të ndjehen mjaft mirë në skenë, gjatë ditëve të sfilatës. Njëkohësisht, ka pasur dhe surpriza të tjera të bukura,të dhuruara nga grupi i baletit të qendres Let’s Dance.

27 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›