Ceremonia, përfundon projekti “Interreg 3”
“Interreg III”, një program bashkëpunimi e ndihme mes Italisë e Shqipërisë, financuar nga Bashkimi Evropian, u përmbyll dje. Në ceremoninë e organizuar për këtë qëllim ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe drejtues të programit. “Interreg III” ka mbështetur me projekte shumë sektorë në vendin tonë, si në fushën e transportit, komunikimit e sigurisë, sistemit shëndetësor, ambientit, turizmit e kulturës me vlerë financimi që arrin në 75 milionë euro. Moderatori i takimit, Karlo Bolino, drejtori i gazetës italiane “Mezzogiorno”, dikur drejtor i “Gazeta Shqiptare”, një njohës i mirë i Shqipërisë, deklaroi se imazhi për Shqipërinë dhe shqiptarët ka ndryshuar rrënjësisht në Itali vitet e fundit. Vërej se është e rëndësishme të publikohen të gjitha ndihmat që jepen me këto programe. Jam i bindur që në nëpërmjet tyre investohet edhe për imazhin e Shqipërisë. Ajo që ka qenë problem mjaft i madh, imazhi negativ që kanë pasur shqiptarët në Itali për shumë kohë, këto vitet e fundit po kapërcehet”, u shpreh ai. Zv/ministri i Integrimit, Albert Gajo e cilësoi programin si shumë të rëndësishëm në përfitimin e përvojave, që do t’i duhen vendit për të ecur përpara në proceset integruese.