E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktualiteti në Kosovë, takim Krasniqi-Feith

Prishtinë -Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në Kosovë, që njëherësh është edhe shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith, gjatë të cilit u bisedua për proceset aktuale në Kosovë. Me këtë rast Feith e informoi kryeparlamentarin Krasniqi lidhur me punën e Konferencës së paradokohshme që u mbajt në Vjenë, ku morën pjesë përfaqësues të shteteve të BE së, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në këtë konferencë Feith kishte vlerësuar se në Kosovë janë duke u arritur rezultate të rëndësishme në realizimin e Planit të Ahtisarit. Në vijim u fol për aktivitetet rreth zgjedhjeve në disa institucione të pavarura të Kosovës, si: zgjedhjes së gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të anëtarëve të Bordit të Trustit të Pensioneve të Kosovës, të Ombudspersonit dhe të Bordit të RTK-së. qik

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›