E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati i dyte ne Irlande pas 12 vitesh, vritet nje ushtar britanik

Belfast, 10 mars, 09:23, NOA – Disa ditë pas vrasjes së parë të ushtarëve britanikë në Irlandën e Veriut që prej 12 vjetësh, ka ndodhur atentati i dytë.  

Një oficer i policies është vrarë gjatë një sulmi në zonën Craigavon, rreth 40 kilometra nga kryeqyteti i vendit, Belfast.

Një grup republikan, i cili e quan veten IRA e vërtetë, tha se ishte përgjegjës për ngjarjen.

Ministri irlandez, Peter Robinson tha se bëhej fjalë vetëm për disa përpjekje terroristësh të cilat kërkojnë të destabilizojnë Irlandën e Veriut.

Ndërsa kryeministri britanik, Gordon Broën, i cili kreu në Irlandë të hënën një vizitë të shpejtë, ku u takua me udhëheqës politikë vendas, tha se procesi i paqes mes dy vendeve do të ishte i palëkundur.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›