Republika e Palaut, shteti i 56 qe njohu Republiken e Kosoves

Prishtinë, 10 mars, 08:27, NOA - Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, të ngarkuarit me punë, Avni Spahiut, të hënën i është dorëzuar letra e presidentit të Republikës së Palaut, Johanson Toribiong, për presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiun, me të cilën konfirmohet se ky vend ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Presidenti Toribiong, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës zyrtare të presidentit Sejdiu për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, theksohet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Republika e Palaut, që gjendet në Oqeanin Paqësor, është vendi i 56 që njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
NOA-INA