Thaçi: Ftesa për Tadiç, ende në fuqi
Prishtinë -Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se ftesa për një takim me presidentin serb Boris Tadiç mbetet ende në fuqi. “Është në interes të dy shteteve të ndërtojnë raporte të fqinjësisë se mirë, sepse kjo është në shërbim te paqes, bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane”-deklaroi Thaçi.
Duke komentuar protestat e serbeve për mungesën e energjisë, kryeministri kosovar tha se problemet nuk mund të zgjidhen me protesta. Pak ditë më parë, kryeministri i Kosovës ftoi presidentin serb të vizitonte Prishtinën, pasi sipas tij, dy vendet nuk mund të ishin në gjendje Lufte të Ftohtë.