E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi shkarkon zv/ministrin e Shëndetësisë Grbiç

Prishtinë -Kryeministri Hashim Thaçi ka shkarkuar nga detyra e zëvendësministrit e Shëndetësisë, Branisllav Grbiç, dhe ka emëruar në këtë pozitë Nemanja Vujoviç.“Në kuadër të kompetencave kushtetuese, neni 94, paragrafi 1 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim për shkarkimin e zëvendësministrit në Ministrinë e Shëndetësisë, Branisllav Grbiç. Kryeministri Hashim Thaçi ka emëruar Nemanja Vujoviq në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›