E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlandë e Veriut, vritet një oficer i policisë

Belfast - Një oficer i policisë u qëllua për vdekje mbrëmjen e kaluar në Irlandën e Veriut, deklaroi sot një politikane e lartë, vetëm pak orë pasi kryeministri britanik Gordon Broën nënvizoi se vrasja e dy ushtarëve britanikë pak ditë më parë nuk do të bllokonte procesin e paqes, citon Reuters. "Sonte jemi pranë humnerës dhe do t'u bëja thirrje të gjithë njerëzve të tërhiqen mbrapsht", deklaroi Dolores Kelly, anëtare e partisë nacionaliste SDLP. "Dua t'i ofroj ngushëllimet e mia familjes së oficerit të policisë, i cili u vra sonte", shtoi Kelly.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›