E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ne Greqi, 1 Maji, incidente ne Athine e Selanik

ATHINE- Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër dhjetëra të rinvje të cilët ishin vendosur para ministrisë së Jashtme në qendër të Athinës Të rinjt, me shumë mundësi pjesëtar të lëvizjes anarkiste kishin hedhur bomba molotov kundër agjentëve, njëri prej të cilëve është rrëzuar në tokë por nuk është lënduar.
Ky incident, në fillim të manifestimeve kundër planit antikrizë me rastin e 1 majit, janë vazhdë e incindetit të ndodhur në sheshin përpara ministrisë së financave.
Incidente dhe në sheshin Sintagma ku të rinjtë anarkistë kishin nisur të godisnin hotel Grande Bretagne ndërsa kishin sulmuar dhe një kamion të tv grek ert. Policia ishte detyruar ti shpërndante protestuesit duke përdorur dhe shkopinjt e gomës.

Incidente dhe në Selanik. Policia greke përdori gaz lotsjellës për të larguar grupe të rinjsh të cilët po thyenin vitrina të bankave dhe dyqaneve në Selanik, në kuadrin e manifetimeve të 1 Majit, njoftoi një burim policor.

Rreth 250 persona sulmuan me shufra hekuri dy automatë bankash, vitrinën e një reviste në internet dhe një makinë luksoze, bëri të ditur ky burim. Ata u futën në radhët e kortezhit të sindikatave greke që përfundonte në qendër të qytetit.
Pas ndërhyrjes së policisë, e cila përdori gaz lotsjellës, u rivendos shpejt qetësia. Rreth 5 000 persona manifetuan me rastin e 1 Majit në Selanik, qyteti i dytë më i madh i vendit, të ndarë pothuaj në mënyrë të barabartë në dy kortezhe të organizuar përkatësisht nga Fronti Sindikal komunist Pame dhe dy konfederatat e mëdha të sindikatave kombëtare, ajo private, GSEE dhe ajo publike Adedy.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›