Akuilani: Juvja na bëri një dhuratë
Alberto Akuilani ka falënderuar Juventusin për fitoren kundër Interit, që i ka hapur përsëri rrugën drejt titullit kampion skuadrës së Romës. "Falënderojmë Juventusin që na bëri një dhuratë të bukur, pasi me -4 pikë jemi më mirë. Do të ishte çmenduri sikur të mos besonim te fitoja e titullit pas të gjitha sakrificave që kemi bërë gjatë këtij sezoni", tha ai.