Venger kërkon të blejë Ben Arfa
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka bërë të ditur interesimin e tij për mesfushorin e Lionit, Hatem ben Arfa. "Nëse ai do të jetë në shitje, ne jemi shumë të interesuar për blerjen e tij", u shpreh trajneri i "topçinjve" për 21-vjeçarin që ka fituar një vend edhe në përfaqësuesen franceze. Ben Arfa ka edhe dy vjet kontratë me Lionin, që mund të vendosë shitjen e tij gjatë verës.