Malajzia, gara në darkë në 2009-ën
Bernie Ekleston ka bërë të ditur se Çmimi i Madh i Malajzisë në Formula 1, do të zhvillohet në darkë duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. "E dinë që një gjë e tillë është e nevojshme për të siguruar publikun evropian dhe atë lokal. Do të jetë entuziazmuese për të gjithë", u shpreh Ekleston, i cili këtë sezon do të organizojë garën e parë të darkës në Singapor.