E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia, Eduardo do jetë në Euro 2008

Sulmuesi i Arsenalit, Eduardo da Silva mund të marrë pjesë në fazën finale të Euro 2008, pavarësisht dëmtimit të tmerrshëm në këmbë. Trajneri i kombëtares kroate, Slaven Biliç, po mendon ta marrë sulmuesin në skuadër, jo si lojtar (rikuperimi në kohë duket i pamundur), por si mbështetje morale. "Skuadra dëshiron që ai të jetojë me ne aventurën në Evropian, por na nevojitet edhe ‘Ok‘ i Arsenali, tha Biliç. Eduardo ishte një nga lojtarët që sollën kualifikimin dhe mund të na ndihmojë moralisht".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›