Anglia, Rio Ferdinand, kapiteni i radhës
Fabio Kapelo ka emëruar mbrojtësin Rio Ferdinand si kapiten të kombëtares angleze për ndeshjen miqësore ndaj Francës. "Fabio Kapelo ka konfirmuar se do të vazhdojë politikën e tij të qarkullimit të detyrës së kapitenit në lojtarë të ndryshëm, para se të konfirmojë mbajtësin e vetëm të shiritit për eliminatoret e Botërorit", shkruhej në një njoftim në Federatës Angleze.