Akuiliani: Dua të mbetem te Juventusi
Mesfushori i përfaqësueses së Italisë, Alberto Akuilani, shpreson të mbetet te skuadra e Juventusit. Akuilani është i huazuar te Juventusi nga Liverpuli deri në fund të këtij edicioni. Ai mund të mbetet te Juve, nëse skuadra italiane paguan një dëmshpërblim prej 16 milionë eurosh. "E ardhmja ime do të dihet shumë shpejt. Tani për tani po mendoj ta përfundoj edicionin me Juventusin dhe të mbetem në radhët e tij", është shprehur Akuilani.