E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni i Mynihut i interesuar për Aleks

Krerët e Bajern Mynihut kanë shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Çelsit, brazilianit Aleks, njoftoi "Bild" të martën. Skuadra bavareze synon ta transferojë Aleksin në fund të këtij edicioni dhe për të ka shprehur gatishmëri të paguajë tetë milionë euro. Aleks kohët e fundit ka humbur vendin e titullarit te Çelsi dhe ka paralajmëruar se dëshiron të largohet nga "Stamford Bridge" në fund të këtij edicioni. Për Aleksin ka shprehur interesim edhe skuadra e Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›