Akullnajat ne Groenlande dhe Antarktide po shkrihen me ritem me te shpejte

Nje studim i ri ka konstatuar se akullnajat ne Groenlande dhe Antarktide po shkrihen me nje ritem me te shpejte. Rezultatet tregojne se shkrirja e shtresave te akullit po behet kontribuesi kryesor ne rritjen e nivelit te detit me shume se sa pritej.
Ky ishte nje nder studimet me te gjata te bera deri tani ne lidhje me akullnajat. Bazuar ne dy dekada matjesh mujore permes satelitit dhe duke studiuar modelet klimatike rajonale rezultatet jane te qarta thote autori kryesor i ketij studimi Erik Rigno.
Ajo qe po verejme ne Groenlande dhe Antarktide eshte humbja me e shpejte e mases se akullnajave. Dhe keto shtresa jo vetem qe po shkrihen ne oqean por humbja e mases po rritet nga viti ne vit.
Autoret kane vene re se shkrirja e akullnajave qe mbulojne pjese te medha toke po ndodh tre here me shpejt se sa shkrirja e akullit ne male. Zoti Rigno ekspert i akullnajave ne Universitetin e Kalifornise dhe ne nje Laborator te Nases thote se kjo nuk ishte e papritur.
Tani ata po ecin me te njejtin ritem. Por nese prirjet si per akullin ne male ashtu edhe per akullnajat vazhdojne kjo do te thote se akullnajat do te behen kontribuesi kryesor ne rritjen e nivelit te detit meqenese ato kane me shume akull.
Te dhenat nga studimi parashikojne se deri ne vitin 2050 niveli i detit do te rritet me 32 centimetra 15 prej te cilave do te jene nga shkrirja e akullnajave ne Groenlande dhe Antarktide ne se ky proces vazhdon me ritmin e tanishem. Zoti Rigno thote se kjo eshte shume me e larte se sa ishte parashikuar nga Komisioni Nderqeveritar i OKB-se per Ndryshimin e Klimes.
Kjo do te thote se disa nga parashikimet qe kane bere ata ne raportin e tyre te fundit vihen ne pyetje dhe se roli i akullnajave nuk eshte dytesor ne studimin e rritjes se nivelit te detit ne te ardhmen. Perkundrazi ky eshte nder faktoret kryesore te rritjes se nivelit te detit dhe ky studim e konfirmon kete.
Zoti Rigno thote se studimi verteton se ngrohja globale eshte shqetesim i madh dhe i vertete vecanerisht per njerezit ne zonat bregdetare te cileve u jep pak kohe per te reaguar ndaj rritjes se nivelit te detit. Ai thote se ngrohja e oqeaneve mund te pershpejtoje edhe shkrirjen e akullit ne pole.
Nese keto oqeane po ngrohen ne duhet te kuptojme se cfare ndikimi do te kene tek akullnajat dhe tek shkeputja dhe lundrimi i tyre ne oqeane. Tani shohim se ne vendet ku oqeanet po ngrohen akulli shkrihet me shpejt dhe akullnajat shkeputen me shpejt.
Zoti Rigno thote se eshte e rendesishme qe te vazhdoje monitorimi i akullnajave dhe duke perdorur kete informacion te kombinuar me te dhenat historike te ndertohen modele qe mund te parashikojne me mire shkrirjen e akullnajave gjate shekullit te ardhshem.