Presidenti Topi u takua me ambasadoret e SHBA BE dhe OSBE per zgjedhjet e 8 majit

Ne Shqiperi presidenti i Republikes Bamir Topi pati sot nje takim me ambasadoret e Shteteve te Bashkuara Bashkimit Europian dhe OSBE-se me te cilet diskutoi mbi ceshtjen e zgjedhjeve te 8 majit.
Presidenti i Republikes theksoi rendesine e madhe te ketyre zgjedhjeve jo vetem per te percaktuar perfaqesuesit e rinj te organeve drejtuese te pushtetit vendor por dhe per te treguar aftesine dhe maturine e partive politike dhe te vete zgjedhesve ne realizimin e zgjedhjeve demokratike korrekte te drejta e sipas standardeve te duhura.
Gjithashtu Kreu i Shtetit shqiptar perseriti qendrimin e tij te palekundur per mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme vendore te dekretuara sipas afateve kushtetuese me 8 maj 2011. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit e presidentit Topi te tre ambasadoret ndane te njejtin mendim lidhur me pergatitjen dhe zhvillimin e suksesshem sipas standardeve dhe afateve kushtetuese dhe ligjore te zgjedhjeve vendore te 8 majit.
Kreu i shtetit shqiptar se bashku me ambasadoret e SHBA Bashkimit Europian dhe OSBE-se nenvizuan domosdoshmerine qe faktoret politike shqiptare te pergatisin se bashku e te realizojne me sukses zgjedhjet vendore ne menyre qe qytetaret shqiptare te gezojne frytet e zgjedhjeve te lira te drejta e demokratike.