Akullore te rrezikshme inspektoret Qumeshti me baktere

Inspektorët sanitarë pas penalizimeve të kryera pak ditë më parë të disa subjekteve që tregtonin akullore me ndotje të madhe mikrobiale sqarojnë se situata ka ndryshuar për mirë. Pasi javën e fundit vetëm një ëmbëltore nuk ka marrë masa dhe për këtë arsye është paralajmëruar për pezullim aktiviteti.
“Nga java e parë e korrikut dhe në vazhdim në saj të kontrolleve dhe publicitetit dhe masave të marra edhe nga ana jonë, niveli higjeno-sanitar ka ardhur duke u përmirësuar. Nëse javën e parë kemi patur 5 mostra akullore me probleme në javët në vazhdim ka pasur vetëm 1 mostër”-thotë Vladimir Janushi, Kryeinspektor Sanitar në DSHP, Tiranë.
Edhe pse ende nuk kanë përfunduar analizat për të ditur shkakun e sasisë të madhe të akullores të ndotur, të pak javëve më parë. Dyshimet hidhen tek qumështi, i cili mund të ketë qenë i ndotur. Vetëm pak kohë më parë një pjesë e madhe e kompanive, të cilët prodhojnë qumësht dhe nënprodukte të tij u paralajmëruan, që të rritin cilësinë. Shumë produkte të tyre rezultonin me ndotje bakteriale.
Julia Bardhushi