E Diel, 1 Nëntor 2026

Muaji i agjerimit ritet qe shoqerojne besimtaret

Ditën e hënë besimtarët muslimanë do të nisin muajin e agjërimit. Ramazani konsiderohet si një nga shtyllat e besimit islam. Përfaqësuesit e komunitetit musliman në vendin tonë na shpjegojnë përse këtë vit Ramazani fillon në 1 gusht, dhe pse nuk ka një datë fikse.

“Fillimi i muajit të agjërimit nuk është gjithmonë në nëntor, dhjetor, janar, shkurt, mars apo në muajt e verës së nxehtë, por është në bazë të lëvizjes së hënës, e cila për të gjithë muslimanët në çdo cep të botës përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj agjërimi, 29 apo 30 ditë”-thotë Ylli Gurra , kryetar i Këshillit Kombëtar të Muslimanëve.
 
Falja gjatë këtij muaji apo namazi, ndihma e ofruar për të varfërit apo shtrimi i iftarit janë disa nga ritet kryesore që shoqërojnë çdo besimtar musliman gjatë këtij muaji të shenjtë. Por cilët përjashtohen nga agjërimi?

“Iftari është çelja apo prishja e atyre orëve nga të cialt privohesh nga ushqimi dhe gjithçka tjetër që duhet të jetë i plotë Ramazani. Ata që nuk e kryejnë janë fëmijët jo në moshë madhore, zonjat e nderuara të cilat kanë specifikat e tyre, mosha e vjetër edhe udhëtarët”-thekson ai.

Muaji i Ramazanit përfundon në 30 gusht, datë në të cilën të gjithë besimtarët muslimanë festojnë Fitër Bajramin, ditë në të cilën ndihmohen më të varfërit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›