E Diel, 1 Nëntor 2026

Akullorja



-Si e doni akulloren?
-Me krem, me çokollatë, me vanilje, me banane, me gjalpë dhe me dardhë.
-A të vendos edhe një qershi në majë?
-Jo, faleminderit. Jam me dietë.

Gratë e dobëta

-Gruaja e Pertefit është shumë e dobët.
-Më e dobët është gruaja Zeqirit. Kur ajo vesh fustan të zi duket si çadër e mbledhur.
-Jo, më e dobët është e shoqja e Kadriut; kur ajo gëlltit një kokërr ulliri Berati, duket sikur është shtatzënë.
-Ndërsa gruaja e Seferit, kur vesh një fustan me vija duket vetëm një vijë para e një vijë prapa.

6 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›