Rokeri Wood kërkon 5 xhuxha për dasmën e së bijës
Rokeri Ronnie Wood kërkon pesë aktorë xhuxha për martesën e bijës së tij Leah. Ata do të vishen si djaj të vegjël me bikini dhe do të argëtojnë të ftuarit duke bërë lojëra dhe shaka të ndryshme gjatë dasmës. Bija e këngëtarit të njohur, Lea Wood është 29 vjeç dhe do të martohet më 21 qershor 2008 me producentin televiziv Jack McDonald, me të cilin është lidhur që prej 11 vitesh. Të dy jetojnë në Londër ku Leah punon si modele dhe këndon me një grup rock. Ata u fejuan në janar të këtij viti kur ishin me pushime në Kenia. Një zëdhënës i Wood konfirmon se xhuxhat tashmë janë vendosur që të mos i mungojnë dasmës. Festa ku është e ftuar edhe Kate Moss do të zhvillohet në periferi të Londrës në shtëpinë e Wood në Kingston-on-Thames.
6 Qershor 2008