E Diel, 1 Nëntor 2026

Akupunktura, metoda që zgjon barërat mbrojtës të trupit

Autori i Lajmit: red.
Akupuktura apo më mirë të themi Akupunkturologjia është shkencë që merret me regjistrimin dhe studimin e informacioneve, të cilat organi i sëmuar i jep në sipërfaqe të caktuara në pika të caktuara. Secili organ ka pikat e veta. Ndryshimet në këto pika tregojnë dhe informojnë për ndryshime funksionale në organizëm. Këto pika shërbejnë edhe për diagnostifikim por edhe për terapi.Akupunktura ngre rrjedhën energjetike në organizëm dhe e drejton tek vendi i sëmurë. Në mënyrë shkencore është vërtetuar se organizmi i njeriut prodhon materie mbrojtëse që kanë veprim të ngjashëm me morfiumin.Këto janë endorfinet dhe enkafalinet.
C kuptim ka fjala” akupunkturë “? Nocioni “akupunkturë” rrjedhë nga fjala latine “acus”, që në shqip do të thotë “gjilpërë” dhe “pungure” që në shqip do të thotë “therrje, shpim”. Me akupunkturë futet në funksion fabrika e barërave në organizëm. Këto janë substanca të ndryshme biologjike që prodhohen; vetëm sistemi nervor ka 70 “barëra” të tilla që na sherbejne për luftë kundër sëmundjeve. Sipas Akupunkturologjisë gjithçka është në ne: edhe prejardhja, edhe rrënjet e sëmundjes, por edhe mënyra e luftës kundër sëmundjeve…Nevojitet një dituri dhe një kujdes i veçantë, për t i stimuluar me gjilpëra speciale “barërat” respektivisht pikat e stërmësuara dhe të vërtetuara me mijëra vite e të cilat janë të lidhura ngushtë për organin e sëmurë. Rruga e shërimit dhe suksesi është i sigurtë.

Vajrat eterike kundër lodhjes
Nëse gjatë ditës e humbni përqendrimin ose aftësinë për punë, zgjidhjen do ta gjeni në vajrat eterike.
Kundër lodhjes më së miri vepron vaji eterik i kanellës, borit dhe rozmarinës, ndërsa për ta përforcuar përqendrimin efekt më të mirë ka vaji eterik i mandarinës.
Disa pika të vajit eterik i qitni në llambën aromatike dhe e mbushni me ujë. Nëse nuk e keni këtë llambë, atëherë mund ta zëvendësoni me një gotë xhami me fund më të gjerë, të cilën pasi ta mbushni do ta vendosni në radiator. Jo vetëm që aroma do të ketë ndikim pozitiv në punë, por edhe hapësira do të jetë më e freskët dhe më e këndshme. Vajrat eterike janë lëngje të përqendruara të cilat fitohen me procedurë të veçantë nga bimët, ndërsa aromën e lëshojnë në mënyrë graduale dhe jo agresive. Prandaj nuk duhet të mendohet për freskuesit elektrik të ajrit sepse nuk janë të ngjashëm.

Ky lajm është publikuar: 09/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›