PD vazhdon fushatën e zgjedhjeve të reja partiake në Tropojë dhe Has
Autori i Lajmit: red.
Grupi i punës i Partisë Demokratike i ngritur për organizimin e zgjedhjeve të reja partiake në qarkun e Kukësit, që drejtohet nga deputeti Aleksandër Biberaj, ka hapur fushatën në Tropojë dhe Has. Sipas Zyrës së Shtypit të deputetit Biberaj, në takimet e zhvilluara dje në këto zona u diskutua për elementët organizativë të zgjedhjeve, për rifreskimin e strukturave të PD-së, si dhe për përgatitjen e këtyre strukturave për zgjedhjet e vitit 2009. Në këto takime u diskutua dhe për qeverisjen rajonale dhe atë lokale. Deputeti Biberaj, theksoi se "këto zgjedhje duhet të shndërrohen në një moment të rëndësishëm për rivitalizimin dhe ripërtëritjen e PD-së, si dhe në një moment analize për qeverisjes rajonale dhe atë lokale". Sipas tij, kjo fushatë duhet të shërbejë edhe për një bashkëbisedim me elektoratin. Në përfundim të këtyre takimeve në qarkun e Kukësit janë miratuar 26 grupe pune që do të ndjekin fushatën e zgjedhjeve për çdo njësi të qeverisjes vendore. Këto grupe drejtohen nga anëtarë të kryesisë së degëve respektive të PD-së, apo nga të zgjedhur lokale.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008