Rama hap siparin e ciklit të konferencave rajonale për bujqësinë
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje në Shkodër, në kuadër të turit të tij “Dialog me Shqipërinë”, fillimin e ciklit të konferencave rajonale, në qendër të të cilave do të jenë problemet e bujqësisë. Zyra e shtypit pranë PS-së bëri të ditur se Rama u shpreh në takimin me qytetarët se “ky është proçesi më i madh dhe më seriozi që ka ndërmarrë ndonjëherë ndonjë forcë politike në Shqipëri, e cila përgatitet seriozisht për të qeverisur vendin pas një viti”. Ai nënvizoi se “për të arritur tek konferencat rajonale janë zhvilluar mbi 300 tryeza të bujqësisë në mbarë vendin”. “Besoj se ky është një proces historik, pasi ne do të hyjmë në zgjedhjet e ardhshme me një program të shkruar, jo mbi bazën e dëshirave, por mbi bazën e realitetit konkret”, u shpreh lideri i opozitës, i cili nënvizoi se se "kjo na jep sigurinë se pushtetin do ta kthejmë në një mjet për të realizuar qëllimet e përbashkëta". Sipas tij, do të organizohen 12 tryeza të tilla në të gjitha qarqet e Shqipërisë.Ky lajm është publikuar: 09/06/2008