Menstruacionet, si të qetësosh dhimbjet
Autori i Lajmit: red.
Ushqime që përmbajnë hekur dhe çaj rozmarine ose kamomili
Humbja e gjakut do të thotë oksigjenim më të paktë të qelizave të trupit, d.m.th. lodhje më e madhe se zakonisht për të njëjtën punë. Patjetër ato ditë duhet të hani më shumë se zakonisht. Mirë është të
merrni hekur nga farmacia. Ka edhe prodhime me hekur dhe acid folik bashkë, që janë akoma më të mira. Kujdes, hekurin mos e merrni me stomak bosh, se do t ju rëndojë shumë. Hani ushqime që përmbajnë shumë hekur, si p.sh. mish të kuq (viçi më mirë, sepse ka më shumë hekur se qengji dhe derri). Edhe vezët kanë hekur, edhe groshët, edhe fasulet, por trupi nuk e thith hekurin e tyre aq lehtë, sa thith hekurin e mishit. Eshtë gjetur se nga një kokërr vezë, e cila është e pasur me hekur, zorra jonë arrin të thithë vetëm 3% (!), ndërsa nga një thelë mish 40%, sepse mishi ka hemosferinë, ashtu siç ka edhe gjaku ynë. Pra, hani mish ditët e menstruacioneve, ndryshe rrezikoni të kaloni në anemi.
Pini një gotë portokall të shtrydhur para se të merrni hekurin apo para se të hani një ushqim që përmban shumë hekur. Portokalli ka shumë vitaminë C, e cila është e domosdoshme për thithjen e hekurit nga trupi.
Hani perime ngjyre jeshile, sepse përmbajnë acid folik, i cili gjithashtu ndihmon në thithjen e hekurit nga trupi.
Mos hani në të njëjtin vakt një ushqim të pasur me hekur (p.sh. mish) me një ushqim të pasur me kalcium (p.sh. qumësht ose djathë). Eshtë vërtetuar se zorra mund të thithë ose hekur ose kalcium. Nqs i ka të dyja në të njëjtën kohë, nuk thith asnjërën plotësisht, plus që krijohet fryrje barku dhe vonohet shumë tretja.
Hani patjetër çokollatë gjatë menstruacioneve, sepse përmban hekur dhe magnesium, ato gjëra që trupi i humbet me gjakun e ikur. Mjekët thonë se çokollata pa qumesht (bitter) është shumë më e ushqyeshme se ajo me qumësht. Sa më e errët të jetë, aq më shumë magnez përmban.
Në lidhje me çrregullimin e hormoneve, ky sjell si pasojë ashpërsimin e muskujve dhe nervozitetin.
Kështu p.sh. ke deshire të qash, të bërtasësh apo edhe të godasësh. Për të qetësuar sistemin nervor dhe muskujt ju këshillohet të pini çaj kamomili ose rozmarine. Këto bimë kanë disa veti të përbashkëta. E para, rregullojnë sistemin e qarkullimit të gjakut. Për pasojë, bëjnë të ndiejmë më pak lodhjen dhe ndalojnë dhimbjen e kokës. E dyta, qetësojnë nervat kur ndjehemi të mërzitur. E treta, qetësojnë muskujt dhe mitrën. Rozmarina është më e mirë për problemet gjinekologjike, në veçanti për stabilizimin e ciklit. Mos i lër në asnjë mënyrë të ziejnë. Në fillim zieni ujin dhe, pasi të ketë filluar të valojë, hiqeni nga zjarri, hidhini brenda barishten, mbulojeni me një pjatë të vogël filxhani dhe lëreni për rreth 5 minuta, që vajrat eterike të mos avullojnë. (Vajrat eterike të barishtes janë ato që na bëjnë mirë). Në rastin e rozmarinës, atë duhet ta lëmë rreth 15-20 minuta, se është pak e ashpër.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008