E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijohet grupi i monitorimit për Maturën Shtetërore

Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Rinore për Integrim (LRI), ka krijuar një “Grup Monitorimi”, i cili do të ndjekë nga afër të gjitha provimet e lirimit për maturantët, provime që nisin nesër me lëndën e letërsisë. Erisa Xhixho, kryetare e LRI, në një konferencë për shtyp të dielën, shpjegoi se “ky grup ka si qëllim ndjekjen hap pas hapi të të gjithë procesit të Maturës Shtetërore, etapave për kalimin nga shkolla e mesme në universitet, për të evidentuar çdo problem që mund të haset”. Sipas saj, në këtë grup, që synon t u vijë në ndihmë të gjithë maturantëve që aplikojnë për të hyrë në Universitet, bëjnë pjesë maturantë dhe specialistë të njohur të arsimit në vend. Xhixho tha ndër të tjera se "qeveria duhet të miratojë sa më shpejt kuotat e pranimit në universitete, në mënyrë që të rinjtë të kenë informacionin e nevojshëm dhe kohën e duhur për të studiuar imtësisht mundësitë që i ofrohen për të aplikuar në degët përkatëse të Fakulteteve”.

Ky lajm është publikuar: 09/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›