E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza 8 punonjesve te OSSH-se Elbasan

8 punonjes qe kane mbajtur detyra te ndryshme ne Operatorin e Sistemit te Shperndarjes se Energjise ne Elbasan, mes te cileve dhe ish- drejtori Artan Topi, i shkarkuar nga detyra disa dite me pare, akuzohen se ne bashkёpunim me njёri-tjetrin kanё abuzuar me fondet dhe tenderat e zhvilluara gjatё viteve 2004-2007. Nje nga tete te akuzuarit, Shpёtim Lamçja, 35 vjeç, i akuzuar pёr abuzime me tenderat gjatё viteve 2004- 2006, u arrestua dje ne mbremje nga policia e Elbasanit. Nderkohe, dje gjykata e rrethit dha masёn "arrest shtёpie" pёr shtetasin Ilir Dervishhasani, 44 vjeç, me detyrё kryeinxhinier nё OSSH Elbasan dhe Qamil Memini, 53 vjeç, me detyrё anetar komisioni i tenderave nё te njejtin institucion. Ndersa, per shtetasit Natasha Gjorgja, 51 vjeç, me detyre sekretare pranё OSSH, Elbasan dhe Eduart Garunja, 58 vjeç, me detyre anetar komisioni i tenderave pranё ketij institucioni, gjykata dha masёn detyrim paraqitje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›