E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza Shirakut avokati Mori 20 mln nga afrikanet

Ish-presidenti francez Zhak Shirak, dhe ish kryeministri Dominique de Villepin kanë marrë 20 milionë dollarë nga udhëheqësit afrikanë, për të financuar fushatat elektorale. Akuzat më të fundit janë artikuluar nga avokati Robert Bourgi që pretendon se ishte  përfshirë personalisht në dorëzimin e  valixheve me të holla, por shtoi se nuk kishte "asnjë provë, asnjë gjurmë" të pagesave të fshehtë.

Në një intervistë për median vendase. Bourgi deklaroi se valixhet me  5 deri 15 milion  franga  ishin dorëzuar ndermjet viteve 1980 dhe 1990 kur shirak ishte kryetar i bashkisë së Parisit. De Villepin ka qenë prezent në dorëzimin  e  valixheve me të holla në vitin 1995. Bëhet fjalë për  10 milionë franga nga presidenti i Zairesë Mobutu Sese Seko.

Ish-udhëheqësit kundërshtojnë katërcipërisht akuzat e thonë se do të padisin avokatin për shpifje. Pretendimet vijnë shtatë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale  ku de Villepin është parë si një rival  serioz i qendrës së djathtë për  presidentin Nicolas Sarkozy. Nga ana tjetër Chirac  aktualisht po gjykohet në mungesë për  financime të paligjshme.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›