Britani-Rusi Cameron Se bashku jemi me te forte

David Cameron tenton të përmirësojë marrëdhëniet e tensionuara me Rusinë ndonëse në fillim të vizitës së tij ngre pikërisht çështjen që çoi në acarimin me Moskën zyrtare në 2006. Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Britanisë u tensionuan pas vrasjes së disidentit Aleksandër Litvinenko 5 vjet më parë në Londër. Në fillim të vizitës së tij, Cameron deklaroi se Britania do të vazhdonte të kërkonte që vrasësit e Litvinenkos të dalin përpara drejtësisë.
Udhëtimi një ditior është i pari i një lideri britanik që më 2005.
Gjatë fjalimit të tij para studentëve të universitetit shtetëror në Moskë, Cameron pranoi se kishte çështje të vështira që pengonin besimin e bashkëpunimin e ndërsjelltë mes dy vendeve. E ndërsa pretendoi drejtësi e hetime të paanshme për ccështjen e spiunit rus, deklaroi gjithashtu se qëllimi i vizitës së tij ishte një qasje e re e bazuar në bashkëpunim. Në rusisht Cameron shtoi “ Së bashku jemi më të fortë."
Ndërsa në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin rus Dmitry Medvedev, Cameron deklaroi se palët kishin rënë dakort në përforcimin e bashkëpunimit në një numër fushash përfshirë tregtinë, teknologjinë e çështje ndërkombëtare. Medvedev deklaroi se qasjet ligjore të ndryshme të vendeve të ndryshme duhet të respektohen e në bazë të kushtetutës ruse asnjë shtetas nuk mund të ekstradohet për t’u gjykuar në një vend të tretë. Sipas tij diçka e tillë nuk do të ndodhë asnjëherë pavarësisht rrethanave.
Por megjithë ndasitë në opinione, Rusia mbetet një partner i rëndësishëm tregtar për Britaninë e Madhe e në fokus të vizitës së kryeministrit britanik mbeten forcimi i lidhjeve të biznesit dhe përmirësimi i perspektivës për firmat britanike që operojnë në Rusi. Së bashku me Cameron në Moskë zbriti dhe presidenti i BP, Bob Dudley e 24 drejtues të lartë ekzekutivë të firmave britanike të cilët parashikojnë marrëveshje me vlerë £215 milionë e krijimin e rreth 500 vendeve të punës në Britani.
Delina Bitraku