E Shtunë, 31 Tetor 2026

US Open Stosur kampione. Mund Serena Williams

 Turneu US Open për femra mbyllet me një surprizë të madhe. Sam Stosur ka mundur në finale 2-0 me sete Serena Williams për të triumfuar për herë të parë në një prej kompeticonet më të mëdhenj të tenisit botëror. Australiania zhvilloi ndeshjen e jetës, duke i imponuar lojën e saj amerikanes, e cila përpara kësaj finaleje ishte favorite kryesore për të fituar titullin kampion. 
Stosur do të dominonte që në setin e parë, duke u shfaqur e vendosur dhe shumë e saktë në goditjet e saj, ndërsa do ta mbyllte atë me shifrat 6-2. Kur pritej reagimi i Williams në setin e dytë, rivalja e saj do të vazhdonte dominimin dhe do të triumfionte sërish 6-3. 

Pas kësaj fitoreje, tenistja 27- vjecare ka fituar për herë të parë në karrierën e saj një turne Grand Slam dhe në të njëjtën kohë ka hyrë në histori si australiania e parë që fiton US Open pas më shumë se 38 vjetësh.Australiani e fundit që kishte fituar turneun amerikan ishte Margaret Court në vitin e largët 1973.  

Ndërkohë për Serena Williams ky është zhgënjimi i radhës në vitin e fundit, ku karriera e saj është kondicionuar së tepërmi nga dëmtimet e shumta dhe forma e saj e dobët fizike. Por tani tenistja amerikane rrezikon më shumë, pasi pritet të përjashtohet nga turneu i ardhshëm Grand Slam, pas reagimit të ashpër në dëm të gjyqtares në finale kundër Stosur.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›