E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuelta spanjolle. Triumfon Juan Jose Cobo

 Juan Jose Cobo ka triumfuar në Vueltën e Spanjës, duke fituar për herë të parë në karrierën e tij titullin kampion në një prej turneve më prestigjoz të ciklizmit botëror. Spanjolli tregoi një formë të shkëlqyer në të gjitha etapat e kompeticionit, por avantazhi që kishte me rivalët e tij i lejoi të shmangte odhjen në etapën e fundit prej 95.6 kilometrash, e cila u mbyll me vijën e finishit në Madrid. 
Cobo nuk u rendit as në dhjetëshen e parë, ndërsa i pari kaloi sllovaku Peter Sagan, që la pas dy italianët Daniele Bennati dhe Alessandro Petacchi. Gjithsesi, në fund i gjithë triumfi ishte për Juan Jose Cobo, i cili e mbylli Vueltën e Spanjës të këtij viti me kohën 84 orë, 59 minuta e 31 sekonda. 

Me 13 sekonda më pak, në vendin e dytë u rendit britaniku Chris Froome, ndërsa vendi i tretë në podin e fituesëve I takoi shokut të skuadrës dhe patriotit të tij Bradley Wiggins. 

Gjithsesi, fitorja e Cobo nuk ka marrë vlerat e duhura, pasi në këtë sezon të turneut të rëndësishëm të ciklizmit botëror nuk merrte pjesë kampioni në fuqi i Turit të Francës, Alberto Kontador.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›