E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoferi po ndërronte DVD-në kur ndodhi aksidenti?

Share

Janë bërë publike fotot e para të fëmijëve të vdekur në aksidentin tragjik në një tunel zviceran. Ndërkohë janë rritur spekulimet se shoferi në momentin e aksidentit po ndihmonte një mësues që të ndërronte një DVD.

Mediat spekulojnë se fëmijët e mbijetuar nga tragjedia kanë thënë se shoferi po tentonte të fuste një disk kur ndodhi tragjedia.

Ndërkohë me qindra belg kanë vërshuar për të bërë homazhe për 28 viktimat e aksidentit tragjik. Mes tyre ishin edhe 22 fëmijë. Kryeministri belg tha se kjo është një ditë e zezë për vendin e tij.

Fëmijët ishin për pushime dhe në blogje kishin shkruar se ishin shumë të mërzitur se po ktheheshin në shtëpi pasi ia kishin kaluar shumë bukur. Një 12 vjeçare e mbijetuar tha se gjithçka u bë e zezë në momentin e aksidentit.

Hetuesit megjithatë po hetojnë edhe për probleme teknike të autobusit ose për probleme shëndetësore të shoferit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›