E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza, debat dhe të vërteta

02/02/10 05:00

Pasi qetësohen banorët, Jetmiri pyet Gjimin se përse po bisedonte në dhomë. Gjimi i tregon se kur ishte me Pamelën dhe Domenikën sic ishte bërë plani më parë me Jetmirin, ato i kishin thënë se së bashku me votën e Edit dhe Kikës do nxirrnin në nominim Jetmirin. Ai shton se ato janë të sigurta se Valentina nuk del. Jetmiri e pyet nëse është i sigurt për këtë dhe Gjimi i siguron për vërtetësinë e fjalëve. Si Jetmirit edhe Hakiut duket që i ngelet mendja tek kjo gjë. Hakiu shkon të thërrasë Pamelën dhe Domenikën për tu sqaruar. Ai u spjegon vajzave për cfarë bëhet fjalë duke u thënë se ato kanë marrë garanci se ai do nominojë Mirin. Domenika habitet dhe kthehet nga Gjimi se po luan pisët. Të gjithë mblidhen në kuzhinë e pyesin mirë gjimin në lidhje me bisedën. Të gjithë i kundërvihen Gjimit duke treguar se cfarë i ka thënë njërit apo tjetrit. Hakiu acarohet dhe qëllon me grusht tavolinën, thotë se smund të luajë më këtu e largohet. Erioni dhe Pamela përpiqen të mbyllin bisedën. Pamela tregon se e vetmja e prekur më shumë nga ajo histori duhej të ishte ajo, pasi i kishin thënë se do marrë shtatë vota e duhet të jetë në nominm. Erioni thotë se kështu po e prishin gjithë lojën. Banorët thonë se nëse Gjimi do ishte treguar i ndershëm me të gjithë, nuk do kishin arritur këtu.

Erioni i tregon Seldit se cfarë po ndodh dhe mendon se kjo lojë është bërë shumë e ulët. Ai thotë se disa herë është bërë të dalë nga shtëpia, pasi nuk i pëlqenin këto klane të krijuara që në javën e dytë. Sipas tij, Gjimi ia bëri vetes duke luajtur nga të dyja anët, por në të njëjtën kohë edhe si pasojë e lojës që bënin të tjerët me të duke e përdorur. Seldi pyet se përse Gjimi tregoi për lojën e dyfisht dhe Erioni spjegon se tregoi se u vu përpara me pyetje nga të gjithë e nuk kishte se cfarë të bënte tjetër. Ata bashkohen me të tjerët. Seldi thotë se të gjithë po tregohen të ulët pasi e shesin njeri-tjetrin dhe duke filluar që nga dita tjetër, cdo gjë do ndryshojë. Në përgjithësi, banorët duken të kënaqur që kjo gjë doli në shesh. Ndërsa të gjithë diskutojnë, Gjimi qëndron i menduar dhe pa folur me askënd edhe pse në të njëjtin vend me ta.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2745(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2745;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=600;
iframe_height=95;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2745("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›