Moti i keq, MPPTT: Ja akset problematike

Tiranë, 1 shkurt NOA - Ministria e Punëve
Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njoftoi sot se gjatë ditës së
djeshme dhe gjate natës, në pjesën veriore, veri-lindore dhe lindore ka pasur
reshje të dendura dëbore, që herë pas here ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të
rrugës.
Sipas MPPTT është punuar gjatë gjithë kohës për
zhbllokimin e rrugëve problematike.
Aktualisht është i bllokuar segmenti Fushë
Arrëz-Iballë, Kukës-Shishtavec, kilometri i 11 ka pasur shembje të skarpatës, që
ka shkaktuar bllokimin e rrugës për një orë.
Në Kurbnesh-Lurë bora ka arritur deri në 1 metër,
segmenti është i bllokuar, ndërsa janë dërguar mjete për të zhbllokuar rrugën. Qafë
Dregalicë-Steblevë është i bllokuar (vazhdim i aksit Librazhd Peshkopi).
Librazhd Steblevë, pjesërisht i bllokuar dhe
trashësia e dëborës ka arritur në 1 metër.
Berat-Çorovode, janë aktivizuar 10 shkarje.
Rruga funksionon me një kalim dhe për momentin kalohet me zinxhirë në akset rruga
e Dardhës, në të gjithë aksin Klos Peshkopi dhe Komuna Dajt - Qafë Mollë
thuhej në deklaratën e MPPTT-së lëshuar mesditën e sotme.
k.k/NOA