Akuza e Prokurorisë, Balla dhe Doshi: Duam drejtësi, gati të heqim dorë nga imuniteti
TIRANË- Deputeti socialist Taulant Balla dhe Tom Doshi kanë reaguar pas kërkesës së Prokurorisë, cila i kërkoi sot Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për procedim penal të tre deputetëve të Partisë Socialiste, Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla,pas dyshimeve për rol të tyre aktiv gjatë protestës së 21 janarit 2011.
Dy deputët shpehin gatishmërinë për të lënë imunitetin, duke u vënë në dispozicion të hetimeve.Deputeti Taulant Balla, duke e cilësuar kërkesën qesharake, nënëvizon se Prokuroria duhet të hetojë kryeminsitrin Sali Berisha dhe ish ministrin Mbrojtjes Lulzim Basha, sesa deputetët e opozitës.
Balla shprehet se Partia Socialiste kërkon drejtësi për 21 janarin ndaj deputetët e saj do të vihen në shërbim të akuzën duke hequr edhe imunitetin nëse është e nevojshme.
I të njëjtit mendim është edhe deputeti Tom Doshi, i cili bën me dije se është i gatshëm që të heqë dorë nga imunietit i tij. “Do të votoj edhe vetë pro kësaj kërkese, kur të vijë në Parlament”, ësht shprehur deputeti socialist Tom Doshi, duke shtuar se në protestën e 21 janarit 2011 ka kontribuar për të qetësuar protestuesit .
Sipas deputetit Doshi cdo gjë është e filmuar dhe transparente, ndërsa i ka bërë apel Prokurorisë të gjejë sa më shpejt vrasësit me pushtet, ata që kanë urdhëruar vrasjet. Sipas deputetit Doshi kur vret kryetari i Gardës së Republikës, askush ska dyshim se urdhërin e ka dhënë kryeministri.
Sipas kryeprokurores Ina Rama, “deputetët të cilët për shkak të një roli aktiv gjatë zhvillimit të protestë se datës 21 janar 2011 dhe të indicieve e të dhënave të grumbulluara tashmë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se, me veprimet e kryera gjatë zhvillimit të kësaj proteste, kanë konsumuar veprën penale të“Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
(el.me/BalkanWeb)