E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhër-arrestet e 21 janarit, Arvizu: Mbështesim prokurorinë, hetimi të vazhdojë

Tiranë- Ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu i pranishëm në konferencën për shtyp të 3 urdhër-arresteve të prokurorisë për ngjarjet e 21 janarit ka deklaruar se hetimi duhet të vazhdojë dhe të jetë i pavarur dhe gjithëpërfshirës. Duke shtuar se SHBA ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të asistuar në këtë hetim dhe se organi i akuzës ka mbështetjen e plotë të SHBA-ve në këtë proces hetimor.

SHBA në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme ra dakord të asistojë në hetimin e këtij rasti. Ne i mirëpresim ato që ka thënë sot kryeprokurorja Ina Rama, do vazhdojmë të mbështesim zyrën e Prokurorisë derisa të vazhdohet në këtë hetim. Ka qënë gjithmonë qëllimi ynë që ky hetim të jetë i pavarur, që të bëhet i besueshëm, të jetë gjithëpërfshirës- tha Arvizu, duke mohuar që hetimi të jetë ndikuar politikisht.

Ndërkaq ambasadori Arvizu ka shtuar se duhet hetuar edhe protestuesit dhe veprimet e tyre.Sigurisht duhet të hetohen edhe veprimet e protestuesve që kanë ndërmarrë dhunë, si dhe veprimet dhe qëllimet e organizuesve të kësaj proteste- tha Arvizu.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ambasadorët: Mbështesim prokurorinë, hetim të plotë 21 Janarit Tiranë- Në vigjilje të një vjetorit të ngjarjeve të 21...
  2. Homazhe për 21 janarin/ Opozita e bashkuar qytetarëve: Të mbështesim prokurorinë Tiranë- Partia Socialiste ka deklaruar se do të zhvillojë homazhe...
  3. Hetimi i 21 janarit, Rama: Komunikimi im me Ina Ramën ka qënë vetëm publik Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një interviste...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›