Bashkia e Tiranës në bordin drejtues të qyteteve të Mesdheut
TIRANE- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti, u zgjodh anëtar i Bordit Drejtues të planit të veprimit për biodiversitetin e qyteteve të rajonit të Mesdheut.
Zyra e shtypit e Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se autoritetet lokale dhe përfaqësuesit e qeverive u takuan në Montpellier të Francës nga data 17-19 Janar 2012 për të zbatuar Planin Strategjik për biodiversitetin në qytetet e rajonit të Mesdheut. Bashkia e Tiranës u përfaqësua në këtë takim me zv/kryetarin e saj Edmond Panariti, krahas 15 Bashkive të tjera të Mesdheut.
Gjatë vizitës në Francë, Panariti u takua edhe kryetaren e Bashkisë së Montpellier, znj. Helene Mandrou. Në konferencën e përbashkët të shtypit, në përfundim të takimit, znj. Mandroux u shpreh se "qyteti i Montpellier, e ndjen për detyrë të ofrojë shembullin e tij të zhvillimit urban, duke e vënë theksin tek njeriu. Gjelbërimi dhe biodiversiteti i qyteteve tona është garanci për cilësinë e jetës në to".
Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Panariti vuri në dukje se gjelbërimi dhe biodiversiteti përbën një ndër përparësitë e planit të ri urbanistik të Tiranës.
Takimi u mbyll me paraqitjen e një deklarate të përbashkët të qyteteve dhe të qeverive të Mesdheut, për të ruajtur gjelbërimin dhe biodiversitetin.
(el.me/BalkanWeb)