Pakistan, 9 të vdekur dhe 50 të plagosur në një sulm kamikaz
Mingora-Të paktën 9 persona kanë mbetur të vdekur gjatë një sulmi kamikaz në Pakistan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar pranë një pike kontrolli të ushtrisë në veri-perëndim të Pakistanit. Burime policore bëjnë të ditur për mediat se numri i viktimave mund të rritet akoma më shumë pas rezulton të ketë edhe 50 të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pjesa më e madhe e viktimave janë civilë. Sipas të dhënave të policisë, një nga atentatorët ka shpërthyer automjetin e tij të ngarkuar me eksploziv, pak metra larg një pike kontrolli në qytetin Mingora.